Super Edge, Super Spektakël: Trepça triumfon në Ligën Unike

Super Edge, Super Spektakël: Trepça triumfon në Ligën Unike

31/03/2024

Spektakli i basketbollit në Vlorë është mbyllur me triumfon e Trepçës në Ligën Unike Lajthiza.

Mitrovicasit në një super finale kanë shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit 66:67 (19:11, 15:25, 18:13, 14:21).

Kjo ishte hera e parë që klubi mitrovicas e fiton këtë trofe.

Në parket dhe tribuna ishte spektakël i basketbollit, me një sfidë dramatike, derisa një numër i madh i tifozëve kishin udhëtuar nga Mitrovica e Theranda për ta përcjellë këtë finale.

Therandasit e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 5:0, e më pas ngritën epërsinë në 16:5, që ishte më e larta, por mitrovicasit nuk u dorëzuan dhe u rikthyen, ku çereku i parë përfundon 19:11. Në periudhën e dytë, Ylli kishte dy herë epërsi prej 13 pikësh, por fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës u rikthyen dhe bënë përmbysjen e madhe, për të shkuar në pushim me rezultat 33:34.

Lojë me rikthime u zhvillua në periodën e tretë, për të bërë sfidën shumë interesante në Vlorë dhe një spektakël të basketbollit. Pas një loje me rikthime, shifrat në semafor ishin 52:46. Të udhëhequr nga i jashtëzakonshmi Alonzo Verge Jr, Ylli vazhdoi të shkëputet në rezultat 60:47, por dy treshe radhazi nga Mikaile Tmusiq bën që fituesi të mos vendosej deri në fund, e në momentet vendimtare në skenë doli i zakonshmi Darnell Edge me shtatë pikë radhazi, ku treshja e fundit ishte e jashtëzakonshme dhe vendimtare për 66:67.

Verge Jr ishte më i miri te Ylli me 28 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, kurse Edge e mbylli ndeshjen me 25 pikë, tre kërcime e dy asistime, duke u ndihmuar nga Tmusiq me 16 pikë e gjashtë kërcime.  

Darnell Edge u shpall MVP i Ligës Unike, çmim që iu nga Hajri Elezaj, sponsor gjeneral nga Uji Lajthiza.

Medaljet e arta dhe të argjendta i kanë ndarë Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Franko Bushati, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Klevis Kaso nga Bashkia e Vlorës.

Ndërkohë, trofeun për kapitenit e Trepçës, Valdrin Haxhiu ia kanë ndarë Arben Fetahu, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Hajri Elezaj si sponsor gjeneral nga Uji Lajthiza.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners