16/05/2024 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Mitrovicasit fituan në "Minatori" dhe udhëheqin 2:1

Trepça ka triumfuar në ndeshjen e tretë të serisë finale ndaj Golden Eagle Yllit me shifrat 85:78 (11:21, 26:10, 18:23, 30:24), duke udhëhequr 2:1.

Sfida e ardhshme zhvillohet të dielën në Therandë, derisa kampion shpallet skuadra që shënon tri fitore.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 2:10 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 11:21. Por, mitrovicasit shpejt u rikthyen dhe në periudhën e bënë përmbysjen, duke shkuar në pushim me shifrat 37:31.

Ylli nuk dorëzohen dhe kalon në epërsi 39:41, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 55:54. Në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, Trepça ishte më e mirë, ku u shkëput në 73:63 dhe ruajti epërsinë për të triumfuar 85:78.

Më i miri te vendasit ishte Kevin Capers me 19 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, kurse te mysafirët, Alonzo Verge JR me 28 pikë e pesë asistime.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: