09/06/2024 FBK

Përfundon me spektakël, Azerbajxhani triumfon në Prishtinë

Ka përfunduar me spektakël FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier në Prishtinë.

Kjo ngjarje e basketbollit 3x3 u mbajt më 8 dhe 9 qershor, që ishte hera e parë që u organizua në vendin tonë.

Në këtë garë morën pjesë 16 shtete në të dyja konkurrencat, derisa në fund, triumfoi Azerbajxhani në të dyja konkurrencat për tu kualifikuar në FIBA 3x3 Europe Cup.

Në të dyja finalet fitoi ndaj Qipros.

Femrat fituan me rezultat 21:12, ku Tatyana Deniskina, ishte shënuesja më e mirë me 12 pikë.

Ndërkohë, meshkujt fituan me rezultat 20:18, ku Jordan Davis shënoi 12 pikë dhe u shpall MVP.

Edicioni i nëntë i FIBA 3x3 Europe Cup do të mbahet në Vjenë më 22-25 gusht, me 12 shtete apo 24 në të dyja konkurrencat.

Çmimet në të dyja konkurrencat i ndau Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu.

Në këtë garë mori pjesë edhe Kosova në të dyja konkurrencat.

Vashat e Kosovës pësuan nga Andorra, Qipro dhe Irlanda.

Ndërkohë, Dardanët ndeshjet në grupe i përfunduan me një fitore e tri humbje.

Dardanët fituan ndaj Armenisë 21:12, ndërsa pësuan nga Azerbajxhani, Qipro dhe Shqipëria.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: