Menaxherja e Projekteve në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Edita Medunjanin, është pjesëmarrëse në Programin Evropian të Lidershipit Rinor.
Ky Program filloi më 11 qershor dhe do të përfundojë më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës apo Shtëpinë e Basketbollit Botëror.
Program Lidershipi Rinor është një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë, për të fituar aftësi të avancuara udhëheqje dhe për të zhvilluar projekte të tyre në "Basketball For Good".
Si pjesë e këtij programi, pjesëmarrësit kanë tri role dhe përgjegjësi kryesore:
Edita Medunjanin dhe pjesëmarrësit e tjerë do të kenë mundësinë të përvetësojnë përvoja të reja dhe të ndajnë njohuritë e tyre me komunitetet e tyre për të promovuar zhvillimin social dhe kulturor përmes basketbollit.