09/07/2024 FBK

Fitore bindëse e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës U-16 e ka filluar kampionatin me fitore të thellë ndaj Gjibraltarit 140:22 (30:10,25:9,31:1,53:3).

Që nga fillimi deri në fund gjithçka ishte nën kontrollin e djemve “Dardan” që dhanë maksimumin e tyre deri në fund të ndeshjes.

Tek Kosova më të dalluarit ishin Lis Binishi me 17 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime si dhe Besim Bytyqi që shtoi edhe 24 pikë, 1 kërcim dhe 4 asistime.

Të gjithë lojtarët u aktivizuan në këtë ndeshje dhe që të gjithë arritën që të shënojnë.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të FIBA U-16 Kampionatit Evropian Divizioni C, i cili po zhvillohet në Tiranë nga data 9 deri më 14 korrik.

Nesër (10.09) Kosova nga ora 17:00 do ta luaj ndeshjen e dytë të grupit ndaj Armenisë.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: