Fitorja e tretë radhazi për Përfaqësuesen U-16

Fitorja e tretë radhazi për Përfaqësuesen U-16

12/07/2024

Përfaqësuesja e Kosovës U-16 meshkujt, ka triumfuar edhe ndaj San Marinos me rezultat të përgjithshëm 51:105 (8:25,12:20,23:24,8:36).

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi kështu duke e mbyllur grupin si lider me tri fitore në tri ndeshje.

“Dardanët” edhe në këtë lojë treguan përkushtim maksimal gjë që u shpërblyen edhe me fitore. Që nga fillimi e deri në fund djemtë tanë kishin nën kontrollin e tyre ndeshjen, duke krijuar epërsi të konsiderueshme që nga periudha e parë.

Më të dalluarit tek Kosova ishin Yll Kastrati dhe Lis Binishi.

Nesër Kosova U-16 nuk do të ketë ndeshje ndërsa të shtunën luan ndeshjen gjysmë finale me Përfaqësuesen e renditur si e dyta në grupin A.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters