29/07/2024 FBK

Rugova Pjesë e Seminarit të Biznesit Sportiv

Drejtori i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore, Granit Rugova, ka përfaqësuar me sukses Federatën e Basketbollit të Kosovës në Seminarin e 4-të, të Biznesit Sportiv në Stamboll, organizuar nga Federata Turke e Basketbollit dhe FIBA.

Seminari u ndoq nga qindra udhëheqës dhe menaxherë të klubeve të ndryshme, të cilët patën mundësinë të dëgjojnë dhe të përfitojnë nga përvojat e tyre:

Serhan Antalyalı, MD - Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Turke të Basketbollit

Kamil Novak - Sekretar i Përgjithshëm i FIBA Europe

Emin Balcı - Kryetar i Delegatëve të Bordit të Ligës TBF

Özgün Ünver - Menaxher i Përgjithshëm i Bursaspor

Henry Utku - Drejtor i Lartë i Operacioneve të Basketbollit për NBA Europe

Prof. Asoc. Gülberk Gültekin Salman - Drejtoreshë e Programit Master për Menaxhimin e Sporteve në Universitetin Bahcesehir.

Në këtë seminar u diskutuan tema të ndryshme, duke përfshirë formatet dhe funksionimin e FIBA, Federatës Turke të Basketbollit, Klubit Bursaspor dhe NBA.

Rugova e përfundoi me sukses seminarin dhe kjo padyshim do të përbëjë një përvojë të vlefshme për të, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e komunitetit të basketbollit në Kosovë.

Ky aktivitet ofroi një mundësi të çmuar për rrjetëzim dhe marrjen e njohurive mbi strategjitë e menaxhimit dhe operimit të organizatave kryesore të basketbollit në mbarë botën .

 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: