FBK hap konkurs për Superkupën e Kosovës - Femrat

FBK hap konkurs për Superkupën e Kosovës - Femrat

16/09/2024

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shpallur konkursin për organizimin e Superkupës Femrat, e cila do të zhvillohet nga 30 shtator deri më 4 tetor 2024.

Ky event i rëndësishëm mbledh 6 skuadrat e Superligës Femrat dhe konsiderohet mundësi e shkëlqyer për skuadrat që para fillimit të kampionatit të testojnë aftësitë e tyre.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të Superkupës së Kosovës.

Për të konkurruar për organizimin e Superkupës së Kosovës- Femrat kandidatët duhet përmbushur këto kushte:

➢ të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së;

➢ të sigurojë palestrën dhe kushtet për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s, Propozicioneve dhe Rregullores së Garave të FBK-së, si dhe akteve tjera normative të FBK-së;

➢ të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK;

➢ ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Superkupës Kosovës për marketing në palestër dhe në transmetime televizive;

➢ të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e Superkupës;

➢ të nënshkruaj kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.

Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent (kryerja e obligimeve ndaj FBK-së).

Konkursi për të aplikuar për Superkupën e Kosovës – Femrat mbetet i hapur nga datat deri më 20 shtator.

Të gjithë të interesuarit që kanë kapacitetet e nevojshme dhe dëshirën për të organizuar këtë event të veçantë, janë të inkurajuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën: office@basketbolli.com (Rrezarta Kqiku – Asistente Ekzekutive).

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters