Super përballje në fundjavë

Super përballje në fundjavë

06/12/2024

Fundjava do të sjellë super ndeshje në ProCredit Superligë.

Xhiroja e 11-të do të hapet me sfidën ndërmjet skuadrave verdhezi, Golden Eagle Yllit dhe Pejës apo ish-kampionëve, ku pritet një përballje mjaft interesante. Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore e pesë humbje, andaj pritet një sfidë e barabartë. Duelin e parë në këtë edicion e fitoi Ylli 79:80.

Bora me Bashkimin do të ndeshen sërish, kësaj radhe në elitë, pasi të enjten u ndeshën për Kupë, ku prizrenasit fituan me 22 pikë dallim, 66:88. Në ProCredit Superligë, skuadra prishtinase ka një fitore e tetë humbje, duke u renditur e fundit, ndërsa ajo prizrenase ka tetë fitore e dy humbje.

Duel me mjaft me rëndësi zhvillohet mes Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit, skuadrave të renditura në vendin e shtatë, përkatësisht të gjashtë. Prizrenasit kanë dy fitore e tetë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore e gjashtë humbje.

Java e 11-të do të përmbyllet me super derbin ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, dy skuadrave rivale dhe me traditë në basketbollin e Kosovës. Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore e tri humbje, ndërsa ‘Xehetarët’ tetë fitore e dy humbje. Në sfidën e parë të këtij edicioni prishtinasit fituan në “Minatori” 76:82.

ProCredit Superliga-Java 11

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli – Peja

19:00 Bora – Bashkimi

E diel

17:00 Proton Cable Prizren-Vëllaznimi

19:00 Sigal Prishtina – Trepça

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters