Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Penzës me rezultat 75:79 (24:21, 12:24, 19:18, 12:18), në javën e nëntë të Superliga Femrat në basketboll.
Vendaset e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 24:21, derisa në periudhën e dytë, mysafiret ishin më të mira, 12:24, për të shkuar në pushim me shifrat 36:45.
Perioda e tretë nisi më e barabartë për të dy skuadrat, duke e mbyllur çerekun e tretë me shifra thuajse të barabarta, 19:18. Në çerekun e katërt, vajzat e Penzës u munduan dhe luftuan, por nuk arritën të fitonin këtë lojë, e cila pati shumë ulje-ngritje dhe përfundoi me rezultat 75:79.
Më e mira te vendaset ishte Nicole Terry me 27 pikë, 16 kërcime e shtatë asistime, derisa te mysafiret më e mira ishte Aulona Muhadri me 24 pikë, 16 kërcime e tre asistime.
Penza ka pesë fitore dhe katër humbje në nëntë xhiro, kurse Bashkimi ka tetë fitore dhe një humbje.