Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa për herë të parë ka vizituar Kosovën.
Ai është pritur në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku është njoftuar me stafin e FBK-së dhe më pas ka pasur takim me Kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Sekretaren e Përgjithshme të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.
Garbajosa është njoftuar me gjendjen e basketbollit të Kosovës, duke përgëzuar drejtuesit e FBK-së për progresin që kanë bërë.
Numri një i basketbollit të Evropës është mysafir i ftuar në gala mbrëmjen e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, për nder të 10 vjetorit të pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Garbajosa është zgjidhur President i FIBA Evropës në maj të vitit 2023, ku Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës.