Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, kanë qenë të ftuar në Gala Mbrëmjen e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Nënkryetari i FBK-së, Fatmir Gashi, kanë qenë ndër të ftuarit për këtë mbrëmje speciale për nder të 10 Vjetorit të Pranimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Ndër të ftuarit ka qenë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e shumë e shumë të ftuar tjerë.
Kujtojmë se gjatë ditës së hënë, Garbajosa është takuar me drejtuesit e FBK-së, si dhe është njoftuar me stafin e FBK-së.
Ai ka përgëzuar drejtuesit e FBK-së për progresin e arritur, duke ju dëshiruar suksese për programet që kanë për të ardhmen.