Bashkimi u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës. Prizrenasit edhe në ndeshjen e dytë, fituan ndaj Borës, me shifrat 97:74 (20:21, 26:27, 25:11, 26:15).
Fitorja në Prishtinë me 22 pikë dallim, 66:88, ishte e madhe për prizrenasit, që me një këmbë ishin në gjysmëfinale.
Në sfidën e dytë gjysmëfinale të zhvilluar në Prizren, pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë, duke përfunduar 46:48, derisa në pjesën e dytë, vendasit ishin më të mirë, dhe u shkëputën për të triumfuar me rezultat 97:74.
Te vendasit u dalluan Robert Rikiq me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Lejson Zeqiri me 17 pikë, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Dion Haxhosaj me 18 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.
Bashkimi në gjysmëfinale do të ndeshet me Vëllaznimin, derisa gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Edhe në gjysmëfinale, do të zhvillohen dy ndeshje vajtje-ardhje, ndërsa finalja e Kupës do të jetë në shkurt të vitit të ardhshëm.