13/12/2024 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Super derbi Peja-Sigal Prishtina në aksion, kësaj radhe në ProCredit Superligë

Peja-Sigal Prishtina do të ndeshen sërish, kësaj radhe në javën e 12-të të ProCredit Superligës.

Ky është derbi i tretë për një kohë të shkurtër, ku dy skuadrat me traditë u përballën dy herë për Kupë. Në çerekfinale të Kupës, shënuan nga një fitore ndaj njëra-tjetrës, por bardhekaltrit kishin koshdallim më të mirë nga dy sfidat dhe kaluan në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me rivalen tjetër, Trepçën.

Në elitën e basketbollit, pejanët kanë pesë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prishtinasit gjashtë fitore e katër humbje.

Trepça - Proton Cable Prizreni po ashtu u përballën në çerekfinale të Kupës, ku mitrovicasit fituan dy ndeshjet dhe kaluan në gjysmëfinale. Takimi do të zhvillohet sërish në Prizren. Kampionët e Kosovës janë në vendin e parë me nëntë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë tri fitore e tetë humbje.

Të dielën do të zhvillohet sfida shumë e rëndësishme ndërmjet Vëllaznimit dhe Borës. Kuqezinjtë kanë katër fitore e shtatë humbje, derisa prishtinasit dy fitore e tetë humbje, andaj pritet një sfidë mjaft interesante në Gjakovë.

Java e 12-të do të përmbyllet me takimin po ashtu mjaft interesant ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit kanë gjashtë fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit tetë fitore e tri humbje, prandaj do të jetë një luftë deri në fund për fitore.

ProCredit Superliga-Java 12

E shtunë

17:00 Peja - Sigal Prishtina                   

19:00 Trepça - Proton Cable Prizreni

E diel

17:00 Vëllaznimi – Bora

19:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: