23/01/2025 LIGA E PARË E MESHKUJVE

Fillon stinori në Ligën e Parë të Meshkujve

Sot fillon Liga e Parë e Meshkujve, ku zhvillohet xhiroja e tetë.

Në sfidën hapëse do të përballen Grapeland dhe Kerasan. Skuadra vreshtare është e vetmja pa humbje në këtë ligë, me shtatë fitore në shtatë ndeshje, derisa prishtinasit kanë tri fitore e katër humbje nga stinori vjeshtor.

Të premten do të përballen KEKU me Vushtrrinë. ‘Elektricistët’ kanë pesë fitore e dy humbje, derisa vushtrriasit kanë shtatë humbje në po aq ndeshje, duke qenë njëherësh skuadra e vetme pa fitore në këtë ligë.

Takimi tjetër i së premtes është mes Istogu AB Concept dhe New Basket. Istogasit kanë pesë fitore e dy humbje, ndërsa e kundërta me prizrenasit që kanë dy fitore e pesë humbje.

Takimi i fundit i kësaj xhiro është ndërmjet Kosovarit dhe Boreas. Kosovari numëron pesë fitore e gjashtë humbje, derisa pejanët kanë një fitore e gjashtë humbje.

Liga e Parë e Meshkujve-Java 8

E enjte

19:00 Grapeland-Kerasan

E premte

19:00 KEKU-Vushtrria

16:00 Istogu AB Concept - New Basket

E shtunë

18:00 Kosovari-Borea




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: