Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) më 31 janar do të mbajë Kuvendin e Punës dhe Statuar.
Ky event do të zhvillohet në Hotel “Garden” nga ora 17:30.
Në këtë Kuvend do të bëhet prezantimi i Raportit të Punës për vitin 2024, Raporti Financiar për vitin 2024, Draft Plani i Veprimit për vitin 2025, Draft Plani Financiar për vitin 2025, Draft Plani i Marketingut dhe Shpërndarjes për vitin 2025, si dhe Ndryshimet Statuare konform Ligjit të Ri të Sportit.
Ky ligj ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht 2024 dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishëm që delegatët e Kuvendit të jenë të pranishëm.
NENI 18 – VENDIMET
Kuvendi mund të bie vendime në qoftë se janë të pranishëm më shumë se gjysma e delegatëve të Kuvendit. Vendimet konsiderohen të miratuara nëse për to kanë votuar më shumë se gjysma e delegatëve të pranishëm në mbledhje. Përjashtimisht kësaj dispozite, ndryshimi i këtij Statuti dhe vendimi për pushimin e veprimtarisë së Federatës do të bëhet nga 2/3 e delegatëve të Kuvendit. Votimi në Kuvend është publik, përveç nëse Kuvendi vendos ndryshe.
Vendimet e Kuvendit janë të obligueshme për të gjithë Anëtarët dhe organet e Federatës