Derbi i xhiros së 12-të në Superliga Femrat mes Bashkimit dhe Peja 03 u zhvillua në Prizren, ku Bashkimi fitoi 76:65. Arbnore Përquku, me 16 pikë, 9 kërcime dhe 11 asistime, ishte më e merituara për këtë fitore.
Ajo shpallet MVP e kësaj xhiro në elitën e basketbollit të femrave.
Bashkimi mbetet lider në tabelë me 11 fitore dhe një humbje.