31/01/2025 FBK

Mbahet Kuvendi i Punës dhe Statutar, miratohen ndryshimet

Është mbajtur Kuvendi i Punës dhe Statuar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Në këtë Kuvend kanë marrë pjesë 27 delegatë, nga 34 sa numëron Kuvendi i FBK-së.

Në këtë Kuvend është bërë prezantimi i Raportit të Punës për vitin 2024, Raporti Financiar për vitin 2024, Draft Plani i Veprimit për vitin 2025, Draft Plani Financiar për vitin 2025, Draft Plani i Marketingut dhe Shpërndarjes për vitin 2025, si dhe Ndryshimet Statuare konform Ligjit të Ri të Sportit.

Të gjitha janë votuar unanimisht nga delegatët e pranishëm.

Për të gjitha aktivitetet e Federatës së Basketbollit të Kosovës për vitin që e lamë pas, si dhe planet për vitin e ardhshëm, kanë folur Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, si dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Më pas janë miratuar Ndryshimet Statutare të FBK-së Konform Ligjit të Ri të Sportit, që ka hyrë në fuqi në gusht të vitit të kaluar.

Gjithashtu edhe Ndryshimet Statuare janë miratuar nga të gjithë të pranishmit.

Po ashtu është pranuar Shoqata e Basketbollistëve dhe Basketbollisteve të Kosovës, që do të kenë dy përfaqësues në Bordin e FBK-së, si dhe Klubi i Policisë së Kosovës që do të marrë pjesë në garat e FBK-së.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: