Proton Cable Prizreni shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Borës me rezultat 101:82 (30:16, 27:31, 19:24, 25:11), në javën e 20-të të ProCredit Superligës.
Duke parë rëndësinë e ndeshjes, të dy skuadrat hynë të motivuar për këtë sfidë, duke dhënë më të mirën nga fillimi.
Takimin e nisën më mirë prizrenasit, që ishin më të mirë në çerekun e parë, që e fituan bindshëm 30:16. Sidoqoftë, periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, duke përfunduar 27:31, për të shkuar në pushim me shifrat 57:47.
Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë dhe në periodën e tretë ngushtuan shifrat edhe më shumë, ku rezultati pas 30 minutash ishte 76:71. Në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar, prizrenasit shkëlqyen për të triumfuar në fund 101:82.
Te vendasit u dalluan Tervell Beck me 30 pikë e 12 kërcime dhe Jordan Johnson me 31 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët Desmond Cambridge Jr dhe Jetmir Zeqiri shënuan nga 17 pikë.
Proton Cable Prizreni ka pesë fitore e 15 humbje, ndërsa Bora numëron gjashtë fitore e 14 humbje.