Përftimi nga organizmi i 5 Eventeve Ndërkombëtare të Basketbollit në Kosovë

Përftimi nga organizmi i 5 Eventeve Ndërkombëtare të Basketbollit në Kosovë

04/02/2025

Vitin e kaluar për herë të parë në vendin tonë u organizuan pesë ngjarje ndërkombëtare.

Këto evente kishin ndikim sportiv, ekonomik, social dhe organizativ.

Një raport i detajuar tregon për ndikimin që kishin pesë këto ngjarje në vendin tonë.

Përfitimi nga 5 ngjarjet ndërkombëtare të organizuara gjatë verës

  1. FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier (8/9 qershor 2024)
  2. FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla (25-30 qershor 2024)
  3. FIBA 3x3 Women's Series (18/19 korrik 2024)
  4. FIBA 3x3 Challenger Prishtina (20/21 korrik 2024)
  5. FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni C – Femrat (23-28 korrik 2024)

Raporti përfshin ndikimin nga 112 ndeshje të zhvilluara, ku kishte 8,654 shikues.

Këto gara kishin ndikim të dukshëm në zhvillimin sportiv, në ekonomi dhe në rritjen e imazhit të Kosovës si organizatore.

Ndikimi Sportiv

  • 73% e pjesëmarrësve vlerësuan cilësinë e garave si të lartë ose shumë të lartë.
  • 59% e ekipeve raportuan përmirësime në performancë, veçanërisht në bashkëpunim dhe kohezion.
  • Infrastrukturë e përmirësuar, megjithëse ka hapësirë për zhvillim.

Ndikimi Ekonomik

  • Shpenzime direkte: 269,129.80 €.
  • Shpenzime indirekte: 150,741.26 €.
  • Kontributi total në ekonomi: 419,871.06 €.
  • Sektorët kryesorë të përfituar: turizmi, shërbimet dhe transporti.

Ndikimi Social

  • 52% e pjesëmarrësve u motivuan për të marrë pjesë në aktivitete sportive.
  • Pjesëmarrja e audiencës u dominua nga grupmoshat 18-34 vjeç.
  • Rritje e ndjenjës së krenarisë kombëtare mes qytetarëve.

Angazhimi në rrjete sociale

  • Gjatë periudhës së monitorimit, Instagrami shënoi angazhimin më të lartë me 26,579 ndërveprime nga 137 postime, pasuar nga Facebook me 12,549 angazhime nga 473 postime.
  • Shpallja e Kosovës kampione në FIBA U18 Women’s EuroBasket, Divizioni C, më 28 korrik 2024, shënoi kulmin e angazhimit me një numër të madh reagimesh dhe ndërveprimesh, duke arritur një pikë kulminante të angazhimit ditor, përmes 33 artikujsh dhe postimesh.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners