Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve në FBK dhe Rrezarta Kqiku, Asistente Ekzekutive në FBK do të marrin pjesë në takimin fillestar të Projektit SHOOTER.
Takimi do të mbahet më 6/7 shkurt në Barcelonë të Spanjës.
Takimi do të bashkojë partnerët e projektit, përfaqësues të institucioneve dhe mediave, për të prezantuar qëllimet dhe hapat e ardhshëm të iniciativës.
Ky Projekt Inovativ synon pajisjen e Federatave Evropiane të Basketbollit me mjete digjitale për menaxhim më efikas, duke sjellë një qasje moderne në administrimin e sportit.
Projekti udhëhiqet nga Federata e Basketbollit të Katalonisë dhe realizohet në bashkëpunim me Federatat e Irlandës, Bullgarisë dhe Kosovës.
Partneri teknologjik, Optimal Way, do të jetë përgjegjës për drejtimin e transformimit dixhital.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka arritur të përfshihet në Projektin Unovativ SHOOTER, që ka marrë mbështetje nga programi Erasmus+.