Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, biletat për ndeshjen finale të ProCredit Kupës së Kosovës do të shiten për klubet finaliste, Trepçës dhe Bashkimit.
Gjithsej do të ndahen nga 750 bileta për Klubin e Trepçës dhe 750 për Bashkimin.
Biletat e thjeshta kushtojnë 5 Euro, kurse ato VIP nën kosh kushtojnë 15 Euro, që janë në sasi më të vogël dhe po ashtu janë në menaxhim të klubeve finaliste.
Ndeshja finale zhvillohet më 12 shkurt në Prishtinë nga ora 19:00.
FBK ju bën thirrje tifozëve që të kenë sjellje sa më korrekte dhe finalja e ProCredit Kupës të jetë spektakël i basketbollit.