Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka mbajtur Asamblenë e Punës dhe Zgjedhore.
Në këtë Asamble, Ismet Krasniqi është rizgjedhur Kryetar i KOK-ut, duke fituar besimin e delegatëve edhe për katër vitet e ardhshme.
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, i cili ishte anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut është zgjidhur nënkryetar i KOK-ut.
Anëtari i Bordit të FBK-së, Florian Miftari është zgjidhur anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku është zgjidhur si Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të KOK-ut.
Tre kandidatët nga basketbolli, të cilët kanë kandiduar fituan besimin e delegatëve për pozitat përkatëse.