11/02/2025 FBK

Njoftim për opinionin publik për finalen e ProCredit Kupës së Kosovës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin e një eventi të sigurt dhe të suksesshëm për finalen e ProCredit Kupës së Kosovës. Në kuadër të përgatitjeve, FBK ka zhvilluar takime me Policinë e Kosovës, Sigurimin Privat, përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësuesit e tifozërive për të garantuar një mbarëvajtje të qetë dhe profesionale të finales.

Ndarja e biletave dhe organizimi financiar

Për këtë ndeshje, FBK ka përcaktuar skemën e ndarjes së biletave si më poshtë:

750 bileta të thjeshta për secilin klub pjesëmarrës (KB Trepça dhe KB Bashkimi).

72 bileta VIP, për secilin klub pjesëmarrës (KB Trepça dhe KB Bashkimi).

Çmimet e biletave janë si më poshtë:

Bileta e thjeshtë: 5€

Bileta VIP: 15€

Të ardhurat nga shitja e biletave do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të organizimit, duke përfshirë sigurinë, logjistikën, trofetë, medaljet dhe aspektet e brendimit e marketingut të eventit.

Masa të shtuara për sigurinë dhe rregullat e përdorimit të palestrës:

Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Sigurimin Privat, janë ndërmarrë masa të rrepta për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve:

Kontroll i rreptë në hyrje – Të gjithë tifozët dhe të ftuarit VIP do të kontrollohen për të shmangur sjelljet e papërshtatshme dhe objektet e palejuara.

Parandalimi i falsifikimit të biletave – Biletat do të përmbajnë elemente sigurie për të parandaluar çdo tentativë falsifikimi. Çdo përpjekje për hyrje me bileta të falsifikuara do të ndalohet rreptësisht.

Ndalesa për dalje gjatë pauzës – Gjatë pushimit mes dy pjesëve, tifozët nuk do të lejohen të dalin jashtë palestrës. Kjo masë vlen edhe për tifozët VIP, të cilët do të kenë qasje vetëm në hapësirat e brendshme.

Përgjegjësia e klubeve për sjelljen e tifozëve – Sipas Propozicioneve të Garave, çdo sjellje e papërshtatshme apo hedhje e objekteve nga tifozët do të sjellë përgjegjësi për klubin përkatës. Çdo incident do të trajtohet në përputhje me rregullat dhe mund të sjellë ndëshkime për ekipet.

Ndalesa për duhanin dhe ushqimet – Nuk do të lejohet konsumimi i duhanit në ambientet e brendshme të palestrës dhe korridoreve. Gjithashtu, është rreptësisht e ndaluar konsumimi i farave dhe pijeve brenda sallës.

Bashkëpunim i vazhdueshëm për koordinim – Federata e Basketbollit të Kosovës do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e klubeve dhe tifozërive, si dhe me Policinë dhe Sigurimin Privat, për të siguruar një organizim të suksesshëm dhe të sigurt.

FBK fton të gjithë tifozët të jenë pjesë e finales së ProCredit Kupës së Kosovës dhe të kontribuojnë për një atmosferë të zjarrtë, por të qytetëruar, në përputhje me vlerat e sportit.

Ju faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin!




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: