Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon të gjitha Grupet e Interesit për një super finale të ProCredit Kupës, që u zhvillua të mërkurën mbrëma në Prishtinë mes Trepçës dhe Bashkimit.
FBK falënderon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) që gjithmonë përkrah eventet e basketbollit dhe ndihmon në zhvillimin e basketbollit të Kosovës.
Falënderim i madh dhe i përzemërt për ProCredit Bankën, sponsorin gjeneral të Superligës së Meshkujve dhe Kupës së Kosovës. Organizimi ishte në një tjetër nivel dhe kjo u mundësua falë sponsorit tonë dhe bashkëpunimit të ngushtë mes FBK-së dhe ProCredit Bank.
Falënderim i madh për partnerët tanë medialë Art Motion dhe Kujtesa për një super transmetim të një dimensioni tjetër, që ishte në nivelin më të lartë të mundshëm.
Federata e Basketbollit e Kosovës është mirënjohëse dhe falënderuese për sponsorët që gjithmonë janë afër nesh si Automita, Albi Mall, Korporata Rugove dhe 2U.
Faleminderit i veçantë shkon për Policinë e Kosovës, tifozët, klubet, si dhe të gjithë kontribuuesit për një super finale të basketbollit.