Kosova do të ketë dy ndeshjet vendimtare në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2027.
Dardanët në Prishtinë më 20 shkurt do të përballen me Azerbajxhanin, derisa më 23 shkurt me Zvicrën në rrugën drejt kualifikimit në fazën e ardhshme.
Basketbollistët e Kosovës më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve, që gjithmonë kanë qenë lojtari numër 6.
Ju presim në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, për të krijuar një super atmosferë dhe për të ndihmuar Dardanët në rrugën e kualifikimit.