Superliga Femrat vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë, ku zhvillohet java e 17-të.
Kampionati po shkon drejt fundit të garave të rregullta, ku secila ndeshje është më e rëndësishme se tjetra dhe lufta për çdo pozitë në tabelë është e madhe.
Derbi do të zhvillohet ndërmjet vendit të parë dhe të dytë mes, Peja 03 dhe Bashkimit, ku të dy skuadrat luajnë vetëm për fitore. Pejanet janë në vendin e dytë në renditje me 10 fitore e gjashtë humbje, kurse prizrenaset në vendin e parë me 15 fitore e një humbje.
Sfida tjetër interesante pritet edhe ndërmjet, Penzës dhe Prishtinës, që do të ndeshën në ‘Karagaçi’, ndeshje që pritet të jetë mjaftë interesante dhe plot rivalitet. Penza ka tetë fitore dhe tetë humbje, ndërsa Prishtina ka nëntë fitore dhe shtatë humbje.
Junior 06 Moni Bau do të ndeshët me Trepçën në Prizren, në një ndeshje ku të dy skuadrat do të luftojnë për fitore. Junio 06 deri më tani ka pesë fitore dhe 11 humbje, ndërsa Trepça ka një fitore dhe 15 humbje.
Superliga Femrat - Java 17
E Premte 14.03.2025
20:00
KBF Peja 03 - KBF Bashkimi
17:00
KBF Junior 06 - KBF Trepça
17:30
KBF Penza - KBF Prishtina