14/03/2025 FBK

FEDERATA E BASKETBOLLIT E KOSOVËS SHPALL KONKURS PËR ORGANIZIMIN E FINAL 4 LIGA UNIKE MESHKUJT

Në bazë të nenit 24 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi i FBK-së shpall:

KONKURS

për organizimin e Final 4 Liga Unike Meshkujt në basketboll, për edicionin 2024/25, që do të zhvillohet më 26 dhe 27 mars 2025.

  1. KUSHTET E PËRGJITHSHME

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridikë që përmbushin kushtet e këtij konkursi. Organizatori i përzgjedhur do të nënshkruajë kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të dyja palëve.

  1. KUSHTET DHE PËRGJEGJËSITË E ORGANIZATORIT

Kandidatët duhet të plotësojnë dhe të garantojnë përmbushjen e kritereve të mëposhtme:

  1. a) Të sigurojë kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s, Propozicioneve të Garave të FBK-së, si dhe akteve tjera normative në fuqi të Federatës;
  2. b) Të garantojë një palestër që përmbush standardet e kërkuara, duke përfshirë:
  • Kapacitet minimal prej 2,000 vendesh për shikues;
  • Fushë me përmasa dhe cilësi të miratuara nga FBK;
  • Pajisje teknike, tabela elektronike, sistem ndriçimi dhe statistika live sipas kërkesave të FIBA-s.
  1. c) Të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët, sipas dizajnit të miratuar nga FBK;
  2. d) Të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë (gjyqtarë, delegatë, personel teknik etj) për të gjitha ndeshjet e Final 4 Liga Unike Meshkujt, dhe t’i transferojë të hollat tek FBK para fillimit të eventit;
  3. e) Të mbulojë shpenzimet për reklamat LED për të gjitha ndeshjet e Final 4;
  4. f) Të mbulojë shpenzimet për akomodimin e ekipit të Besëlidhjes, si dhe personave zyrtarë të ndeshjeve nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB);
  5. g) Të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat për të garantuar sigurinë e lojtarëve, stafit, zyrtarëve dhe spektatorëve;
  6. h) Të organizojë mbulimin mediatik të eventit, duke përfshirë:
  • Promovimin dhe reklamimin e eventit përmes mediave dhe rrjeteve sociale.
  1. i) Të ketë një plan të qartë të financimit dhe mbulimit të shpenzimeve, duke përfshirë mundësitë për sponsorim dhe të ardhura nga biletat.
  2. PËRFITIMET DHE TË DREJTAT E ORGANIZATORIT

Organizatori i përzgjedhur do të ketë të drejtën e:

  • Shitjes së biletave për eventin;
  • Përdorimit të hapësirave për sponsorë dhe reklama brenda palestrës;
  • Organizimit të aktiviteteve shtesë brenda kuadrit të eventit, me miratimin e FBK-së.
  1. PROCEDURA E APLIKIMIT DHE AFATI I FUNDIT

Konkursi mbetet i hapur deri më 19.03.2025, në ora 17:00.

Aplikimet për organizimin e Final 4 Liga Unike Meshkujt mund të dorëzohen në email adresën: office@basketbolli.com

Aplikimi duhet të përmbajë:

  1. Të dhënat e kompanisë/organizatorit, përfshirë përvojën në organizimin e ngjarjeve sportive;
  2. Planin organizativ dhe teknik, duke përfshirë vendin e propozuar për zhvillimin e eventit dhe kapacitetet për përmbushjen e kërkesave të konkursit;
  3. Plani financiar, duke treguar burimet e financimit dhe buxhetin e përafërt për organizimin e eventit.
  4. PROCEDURA E PËRZGJEDHJES

Bordi i FBK-së do të vlerësojë ofertat sipas kritereve të mëposhtme:

  • Përvoja e organizatorit në organizimin e eventeve të ngjashme (30%);
  • Kapacitetet infrastrukturore dhe teknike të ofruara (30%);
  • Plani financiar dhe garancia e mbulimit të shpenzimeve (40%).
  1. INFORMACIONE SHTESË

Për pyetje dhe sqarime shtesë, ju lutemi kontaktoni në email: office@basketbolli.com

Federata e Basketbollit e Kosovës rezervon të drejtën për të refuzuar çdo aplikim që nuk i përmbush kushtet e përcaktuara në këtë konkurs.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: