Në mbështetje të nenit 24 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), si dhe në përputhje me rregulloret në fuqi, Bordi i FBK-së, pas shqyrtimit të aplikimeve për organizimin e ngjarjes Final Four Liga Unike Meshkujt, të paraqitura nga KB Vëllaznimi dhe KB Sigal Prishtina, përmes votimit të hapur online më 20 mars 2025, merr këtë:
VENDIM
1. Me shumicë votash, Bordi i FBK-së vendos që Final Four Liga Unike Meshkujt të organizohet
nga KB Sigal Prishtina.
2. Ngjarja do të zhvillohet më 26 dhe 27 mars 2025, në ambientet e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.
3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas miratimit nga Bordi i FBK-së.
Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU
Kryetar