21/03/2025 FBK

Penza shënon fitore ndaj Trepçës në vazhdime

 

Vashat pejane shënuan fitoren e radhës në garat e elitës te femrat, duke triumfuar ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 82:86 (27:18, 16:16, 15:20, 17:21, 7:11), në kuadër të javës së 18-të në Superligën  Femrat. 

Pjesa e parë nisi më mirë për mitrovicaset, të cilat e mbyllën këtë periudhë me epërsi 27:18. Çereku i dytë ishte i barabartë, 16:16, dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 43:34.

Çereku i tretë iu takoi pejaneve, të cilat e mbyllën me rezultat 15:20, ndërsa dhjetëminutëshi i katërt përfundoi 17:21, duke barazuar shifrat në 75:75 dhe duke çuar ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime, pejanet u treguan më të mira dhe fituan ndeshjen me rezultat 82:86.

Më e mira te Trepça ishte Medina Fazliu me 28 pikë, 14 kërcime dhe tri asistime, ndërsa te Penza u dallua Jeta Zeka me 27 pikë, 17 kërcime dhe shtatë asistime.

Trepça ka dy fitore dhe 16 humbje, ndërsa Penza ka nëntë fitore dhe nëntë humbje në 18 xhiro të mbajtura.

 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: