Bashkimi po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në garat vendore, duke shënuar një fitore të pritur në “Sezai Surroi” ndaj Junior 06 Moni Bau.
Vashat prizrenase shënuan fitoren e radhës në garat e elitës te femrat, në derbin e qytetit, duke fituar ndaj Junior 06 në Prizren me rezultat 93:58 (39:12, 33:13, 11:16, 10:17), në kuadër të javës së 18-të në Superligën Femrat.
Çerekun e parë e fituan bindshëm me shifra 39:12, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë 33:13, që thelloi rezultatin bindshëm për të shkuar në pushim me shifra 72:25. Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në dy pjesët e mbetura, ku vajzat e Junior 06, edhe pse fituan dy periodat e tjera, nuk arritën të kthenin rezultatin dhe Bashkimi fitoi me rezultat 93:58.
Brooque Williams kishte 15 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime për Bashkimin, derisa te Junior 06 më e dalluara ishte Vesa Krasniqi me 21 pikë, gjashtë kërcime dhe një asist.
Bashkimi ka 17 fitore e një humbje, derisa Junior 06 pesë fitore e 13 humbje pas 18 ndeshjeve të zhvilluara.