01/04/2025 FBK

Kosova garon në FIBA turneun e YDF-së në Bullgari

 

Nga 25 deri më 30 mars është zhvilluar turneu i FIBA YDF-së në Bullgari për U14, në të dyja konkurrencat.

Në këtë turne marrin pjesë pesë shtete, aq sa janë pjesë e Projektit të FIBA-s, në mesin e tyre edhe Kosova. Kosova ka marrë pjesë me dy grupmoshat U14, ku qëllimi i turneut është të zhvillojë talentet e reja. Vajzat dhe djemtë janë ndeshur me Rumaninë, Maqedoninë Veriore, Turqinë dhe Bullgarinë.

Rezultatet nuk ishin të favorshme në anën e Dardaneve dhe Dardanëve, derisa synimi mbetet që të zhvillojnë lojtare/ë për të ardhmen.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky që ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale të lojtarëve/eve.

Rezultatet

Rumania - Kosova (femrat) 54:36

Rumania - Kosova (meshkujt) 94:46

Turqia - Kosova (femrat) 78:26

Turqia - Kosova (meshkujt) 109:49

Kosova - Maqedonia Veriore (femrat) 44:54

Kosova - Maqedonia Veriore (meshkujt) 63:103

Bullgaria - Kosova (femrat) 74:40

Bullgaria - Kosova (meshkujt) 66:54




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: