01/04/2025 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Java e 27-të me shumë derbi

Mesjava sjell ndeshjet e javës së 27-të në ProCredit Superligën e Kosovës, njëkohësisht e parafundit për garat e rregullta.

Kjo xhiro do të dhurojë shumë sfida interesante.

Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi kanë pikë të barabarta me 13 fitore e 13 humbje, andaj pritet një sfidë shumë interesante në Therandë dhe e baraspeshuar njëkohësisht. Dy skuadrat janë në formë të lartë dhe synojnë të përfundojnë garat e rregullta sa më lart në renditje.

Ndeshja tjetër e së mërkurës është ndërmjet Borës dhe Proton Cable Prizrenit, vendit të shtatë dhe tetë në renditje. Prishtinasit në edicionin debutues në elitë kanë tetë fitore e 18 humbje dhe do të luajnë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë për një vend në elitë edicionin e ardhshëm, ndërkohë, prizrenasit kanë pesë fitore e 21 humbje.

E diela është e rezervuar për super derbi, me katër skuadrat e para në renditje që gjithashtu synojnë të renditen sa më lart para garave shtesë, njëkohësisht është përballja mes katërshes së madhe të basketbollit të Kosovës.  

Sfidë interesante pritet në kryeqytet, ku ndeshen Sigal Prishtina dhe Bashkimi. Prishtinasit janë në vendin e tretë me 16 fitore e dhjetë humbje, ndërsa prizrenasit në vendin e parë me 18 fitore e tetë humbje.

Në Pejë, përballen Peja dhe Trepça. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 14 fitore e 12 humbje, kurse ‘Xehetarët’ janë në vendin e dytë me 17 fitore e nëntë humbje.

ProCredit Superliga-Java 27

E mërkurë

19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

19:00 Bora - Proton Cable Prizreni 

E enjte

19:00 Sigal Prishtina - Bashkimi 

19:00 Peja - Trepça




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: