Duke u bazuar në nenin 24 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe në përputhje me rregulloret në fuqi, Bordi i FBK-së pas shqyrtimit të propozimit të paraqitur nga Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës për emërimin e trajnerëve të Përfaqësueseve të Reja (Meshkujt), merr këtë:
VENDIM
Miratohet propozimi për emërimin e trajnerëve të Përfaqësueseve të Reja të Kosovës (Meshkujt) si më poshtë:
Përfaqësuesja U20 M
Kryetrajner: Andin Rashica
Ndihmëstrajnerë: Endrit Elshani dhe Egzon Uka
Përfaqësuesja U18 M
Kryetrajner: Dion Pllana
Ndihmëstrajner: Defrim Hashani
Përfaqësuesja U16 M
Kryetrajner: Gyltekin Selimi
Ndihmëstrajnerë: Laurant Ibrahimi dhe Vigan Radoni
Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës obligohet që të informojë trajnerët e emëruar dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për implementimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi nga data e miratimit nga Bordi i FBK-së.
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës pritet shumë shpejt të emërojë edhe shtabet teknike te vajzat U16 dhe U18.