Grapeland është në finale të “Play-off”-it të Ligës së Parë të meshkujve.
“Vreshtarët” në ndeshjen e tretë gjysmëfinale shënuan fitore si vendas ndaj Neë Basket me rezultat 86:75 (21:15, 20:16, 17:18, 28:16).
Dhjetëminutëshi i fundit ishte vendimtar për skuadrën nga Rahoveci, që u kualifikua në finale, aty ku do të gjejë KEKUn, që e kishte mundur në finalen e Kupës së Ligës së Parë.
Përballjet finale pritet të jenë shumë interesante, duke marrë parasysh se takohen dy skuadrat më të mira në këtë rang garash.
Grapeland përfundoi garat e rregullta me 13 fitore e një humbje, ndërsa KEKU me 12 fitore e dy humbje.
Kampioni i Ligës së Parë do të luajë në Superligë edicionin e ardhshëm, derisa finalisti në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.