Sonte fillon faza finale e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve.
Grapeland dhe KEKU përballen në finale për titullin e kampionit, por edhe inkuadrimin në Superligën e basketbollit në edicionin e ardhshëm, ndërkohë, finalisti do të luajë në “Play-out”, me vendin e shtatë të elitës për një vend në Superligë në edicionin 2025-26.
Skuadra që shënon dy fitore në “Play-off” do të shpallet kampione e Ligës së Parë.
Njëkohësisht finalet pritet të jenë mjaft interesante, duke marrë parasysh se këto dy skuadra ishin në vendin e parë, përkatësisht të dytë në garat e rregullta.
Në gjysmëfinale, Grapeland eliminoi New Basket, derisa KEKU eliminoi Kosovarin.
Përballja ndërmjet Grapeland dhe KEKU zhvillohet nga ora 17:00 dhe transmetohet në Art Motion.