10/04/2025 FBK

Alley Oop në Pejë

Turneu i katërt i Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Pejë.

Ky event do të mbahet më 26 prill në Palestrën “Karagaçi” nga ora 11:00.

Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.

Në turne mund të marrin pjesë deri në dhjetë skuadra (4 lojtarë) nga Peja, derisa nuk lejohet të marrin pjesë basketbollistët e ProCredit Superligës.

Fituesi do të shpërblehet me 300 Euro.

Të interesuarit mund të paraqiten në projectsdirector@basketbolli.com, deri më 19 mars në ora 17:00.

Turneu i parë ishte zhvilluar në Prishtinë, i dyti në Gjakovë, kurse i treti në Prizren.

Projekti do të vazhdojë me turne në qytetet e Mitrovicës dhe Therandës.

Ky udhëtim sportiv përmbyllet me një turne final në Prishtinë, ku do të përballen fituesit e të gjitha qyteteve, të cilët do të përfaqësojnë qytetin e tyre për titullin kampion.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: