11/04/2025 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Duelet e dyta

Fundjava sjell duelet e dyta çerekfinale të “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën në Gjakovë pritet përballje e zjarrtë në një atmosferë elektrizuese ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës. Bardhekaltrit fituan ndeshjen e parë 71:69, që u vendos në sekondat e fundit.

Kuqezinjtë duan të barazojnë serinë çerekfinale, ndërsa prishtinasit me fitore kalojnë në gjysmëfinale.

Në Pejë, po ashtu pritet një sfidë mjaft interesante ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Të dy skuadrat verdhezi luajnë vetëm për fitore, derisa kërkojnë të rikthejnë titullin në qytetet e tyre.

Ndeshja e parë në Therandë përfundoi me fitoren e pejanëve 71:77. Kjo ishte humbja e parë për therandasit, pas gjashtë fitoreve radhazi në elitë.

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

E, rruga drejt titullit është e gjatë, pasi për të depërtuar në finale duhen tri fitore, ndërsa për kampion katër fitore.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: