Sonte zhvillohet ndeshja e parë e “Play-out”.
KEKU dhe Bora do të përballen dy herë dhe skuadra që është më e mirë në të dy sfidat do të jetë anëtare e ProCredit Superligës për edicionin e ardhshëm.
Në ndeshjen e parë KEKU është vendas, ndërkohë, që takimi i kthimit zhvillohet në palestrën ‘1 Tetori’.
KEKU ishte finalist i Ligës së Parë të Meshkujve, ku në finale pësoi nga Gralenad, derisa Bora u rendit e shtata në elitën e basketbollit për të luajtur në “Play-out”.
Orari
E martë
19:00 KEKU-Bora