Kerasan është fitues i Kupës së Kosovës për Superligën U16 në konkurrencën e meshkujve. Skuadra prishtinase shënoi fitore në finale ndaj Borea-s në Pejë me rezultat 73:70. Medaljet për skuadrat finaliste i ndan Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së dhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci dhe Anëtari i Bordit të FBK-së, Dardan Kasapolli. Kupën skuadrës fituese ia ndau Rraci, derisa MVP është shpallur Blin Aliu i Kerasan-it, çmim që iu nda nga Kasapolli.