Federata e Basketbollit e Kosovës me kënaqësi prezanton logon e Final 4 të “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.
“Final 4” i gërshetuar me logon aktuale të ProCredit Superligës, ku pritet një spektakël i madh i basketbollin në pjesën vendimtare të kampionatit.
Katër skuadrat me traditë, Bashkimi, Trepça, Sigal Prishtina dhe Peja janë pjesë e Final 4, ku do të luftojnë për titullin e kampionit.
Në Final 4, pritet spektakël në tribuna dhe parket, për të përmbyllur një super edicion në basketbollin e Kosovës.