Dokumentari “4 Çerekët”, rrëfimi për historinë e basketbollit të Kosovës

Dokumentari “4 Çerekët”, rrëfimi për historinë e basketbollit të Kosovës

24/04/2025

Në një kohë kur historia e sportit shpesh mbetet jashtë vëmendjes së kujtesës kolektive, dokumentari “4 Çerekët” vjen si një rikthim emocionues te rrënjët e basketbollit kosovar.

Nën drejtimin kreativ të autorit dhe producentit Leart Hoxha, prodhim i Katror Media dhe me kontributin e ish-basketbollistit dhe gazetarit sportiv Blerim Vuniqi, ky projekt që është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përpiqet jo vetëm të tregojë por edhe të ruajë për brezat e ardhshëm një rrëfim të dokumentuar për sportin e basketbollit në Kosovë - për sportistët, ngjarjet dhe momentet që e kanë formësuar atë.

Dokumentari është strukturuar në katër episode - një ndarje simbolike që ndjek formatin e një ndeshje basketbolli. 

Çereku i parë përfshin fillesat e sportit, merret me fillimet e basketbollit, që nga vitet e 40-ta deri te ngritja e Buduqnostit të Pejës në vitet e ’60-ta.

Çereku i dytë fokusohet në dy klube kyçe Elektrokosova te meshkujt dhe Universiteti te femrat – që kanë përcaktuar drejtimin e zhvillimit sportiv në Kosovë.

Çereku i tretë përfshin periudhën më dinamike: pjesëmarrjen në ligat e ish-Jugosllavisë, mëvetësimin e sportit dhe sfidat gjatë okupimit e pasluftës.

Çereku i fundit tregon përpjekjet për ndërkombëtarizim, nga përfshirja në ligën Trocal dhe BIBL deri te anëtarësimi i FBK-së në FIBA në vitin 2015.

Episodi i parë i dokumentarit “4 Çerekët” do të ketë premierën zyrtare më 25 prill, përballë komunitetit të basketbollit, sportistëve dhe publikut të gjerë.

Kjo ngjarje e rëndësishme do të mbahet në Kolegjin AAB të premten nga ora 18:00.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters