25/04/2025 FBK

Shfaqet Dokumentari “4 Çerekët”

Dokumentari “4 Çerekët” rrëfen historinë e basketbollit të Kosovës, që nga periudhat e vështira e deri në ditët e sotme.

Dokumentari është i ndarë në katër episode, një ndarje simbolike që ndjek formatin e një ndeshje basketbolli. 

Në Kolegjin AAB, në premierën e saj është shfaqur episodi i tretë i këtij Dokumentari.

Në këtë ngjarje mjaft të rëndësishme për basketbollin e Kosovës, që shënon një hap para në këtë drejtim, kanë marrë pjesë personalitete nga bota e basketbollit dhe artit.

Dokumentari është realizuar dhe drejtuar nga autori dhe producenti Leart Hoxha, prodhim i Katror Media dhe me kontributin e ish-basketbollistit dhe gazetarit sportiv Blerim Vuniqi.

Ky projekt që është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe përkrahur nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, para të pranishmëve foli për rëndësinë e dokumentarit, ndërsa Leart Hoxha dhe Muhamet Jashanica nga Katror Media, kanë folur për iniciativën dhe detajet e këtij dokumentari si është realizuar.

Dokumentari ka katër pjesë, ndërsa të premten mbrëma u shfaq episodi i tretë.

Çereku i parë përfshin fillesat e sportit, merret me fillimet e basketbollit, që nga vitet e 40-ta deri te ngritja e Buduqnostit të Pejës në vitet e ’60-ta.

Çereku i dytë fokusohet në dy klube kyçe Elektrokosova te meshkujt dhe Universiteti te femrat – që kanë përcaktuar drejtimin e zhvillimit sportiv në Kosovë.

Çereku i tretë përfshin periudhën më dinamike: pjesëmarrjen në ligat e ish-Jugosllavisë, mëvetësimin e sportit dhe sfidat gjatë okupimit e pasluftës.

Çereku i fundit tregon përpjekjet për ndërkombëtarizim, nga përfshirja në ligën Trocal dhe BIBL deri te anëtarësimi i FBK-së në FIBA në vitin 2015.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: