Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar kontratat me 46 bursistë si “Shpresa Olimpike 2025”. Sportistët e rinj iu takojnë 18 federatave sportive.
Nga basketbolli janë Malvina Haziri dhe Yll Kastrati.
Marrëveshjen e kanë nënshkruar Ismet Krasniqi, president i Komitetit Olimpik të Kosovës, Granit Rugova, Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës, si dhe sportistët.
Sportistët do të marrin nga 150 euro në muaj gjatë vitit 2025 si Shpresa Olimpike.
Përzgjedhja është bërë, bazuar në rezultatet e sportistëve gjatë vitit 2024, gjithë përfshirjen dhe barazinë gjinore.
Malvia Haziri ka qenë pjesë e top 5 në ceremoninë e Laureatëve organizuar nga Federata e Basketbollit te Kosovës, ndërsa Yll Kastrati është shpallur “Shpresa e Vitit 2024”.