06/05/2025 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Sfida 2

Super finalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës vazhdojnë me super sfida interesante.

Beteja zhvendoset në Mitrovicë, ku të mërkurën zhvillohet ndeshja e dytë finale.

Takimin e parë e fituan prizrenasit 84:77, për të krijuar epërsinë prej 1:0 në serinë finale. Skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

‘Xehetarët’ synojnë fitoren për të barazuar serinë në 1:1, ndërsa Portokallezinjtë për të krijuar epërsinë 2:0 dhe të afrohen te titulli.

Mitrovicasit synojnë mbrojtjen e titullit, kurse prizrenasit të fitojnë titullin e parë pas vitit 2018, kur e fituan për herë të parë dhe të fundit.

Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante, ashtu si të gjitha takimet mes këtyre dy skuadrave në këtë edicion dhe një atmosferë e jashtëzakonshme në Mitrovicë.

Këto dy skuadra ishin përballur në finale të Kupës, ku fituan mitrovicasit. Ndërkohë, në garat e rregullta u përballën katër herë, me dy fitore ndaj njëra-tjetrës, ku të gjitha fitoret erdhën si vendas, si për Bashkimin, ashtu edhe për Trepçën.

Finalja 2

E mërkurë

19:00 Trepça - Bashkimi




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: