Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në përputhje me Statutin e FBK-së më 12.05.2025 ka marrë vendim:
- Emërimin e anëtarëve të Këshillit Profesional të FBK-së, si në vijim:
- Esat Muharremi - trajner
- Ibrahim Karabeg - trajner
- Diellza Shaqiri Kelmendi - ish-basketbolliste
- Dritëro Sefaja - në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës
- Bujar Begu - trajner
Veprimtaria dhe kompetencat e Këshillit Profesional do të zhvillohen në përputhje me Statutin e FBK-së.
- Emërimin e ndihmëstrajnerëve të Përfaqësueseve të Reja të Kosovës, si në vijim:
- Përfaqësuesja U16 (Vajzat): Arsim Berisha
- Përfaqësuesja U18 (Djemtë): Dorant Hana
- Përfaqësuesja U16 (Djemtë): Driton Rraci
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i komunikohet të gjithë palëve të përfshira për zbatim të mëtejmë.
Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU
Kryetar
Federata e Basketbollit të Kosovës