Sfera nga Skënderaj është kampion i Ligës U14 Lindje në konkurrencën e meshkujve.
Sfera në finale fitoi me serinë 2:0 ndaj Kerasan B.
Takimin e parë e fituan 72:52, kurse të dytin 45:82.
Kupën e ndau Komesari për Kategori të Reja në FBK, Xhelal Mumini.
Sfera në edicionin e ri garues si kampion i U14 lindje konform Propozicione të Garave të Kategorive të reja do të garojë në Superligë U14.