Turneu i radhës dhe i fundit para super finales i Alley Oop do të mbahet në Therandë.
Ky është turneu i gjashtë me radhë.
Eventi do të mbahet më 25 maj në ora 11:00 në Palestrën “13 Qershori” në Therandë.
Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.
Në këtë turne mund të marrin pjesë deri në dhjetë skuadra deri në katër lojtarë.
Dërgo informacionet:
Lojtarët e ProCredit Superligës nuk kanë të drejtë të paraqiten.
Fituesi do të shpërblehet me 300 Euro.
Turneu i parë ishte zhvilluar në Prishtinë, i dyti në Gjakovë, i treti në Prizren, i katërti në Pejë dhe i pesti në Mitrovicë.
Ky udhëtim sportiv përmbyllet me një turne final në Prishtinë, ku do të përballen fituesit e të gjitha qyteteve, të cilët do të përfaqësojnë qytetin e tyre për titullin kampion.