18/05/2025 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Super ndeshje, super finale, Bashkimi ngushton epërsinë në 3:2

Një super ndeshje është zhvilluar në Prizren, në një super atmosferë, ku Bashkimi shënoi fitore ndaj Trepçës me rezultat 85:77 (13:23, 29:19, 17:18, 26:17).

Prizrenasit ngushtuan serinë finale në 3:2.

Mysafirët e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe që në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 8:18, e më pas 11:21 dhe në fund 13:23, sa përfundoi kjo pjesë. Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe në periudhën e dytë u kundërpërgjigjën fuqishëm, sidomos në fund, duke barazuar shifrat në 42:42, sa përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar nga të dy skuadrat, për çdo top në parket. Periudha e tretë ishte e baraspeshuar 17:8, derisa në dhjetë minutat e fundit, vendasit ishin më të mirë sidomos në çastet e fundit, për të triumfuar 85:77.

Te vendasit u dalluan Valon Bunjaku me 15 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime dhe Mack Smith me 19 pikë e katër asistime, ndërsa te mysafirët më i dalluari ishte Michael Green me 23 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Të mërkurën seria zhvendoset në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: