Finalja e gjashtë mes Trepçës dhe Bashkimit shënoi edhe mbylljen e këtij edicioni në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.
Ashtu si ishte tërë edicioni, finalja ishte me atmosferë të jashtëzakonshme dhe emocione të mëdha.
Mbi 3 mijë shikues ishin në super finalen, që përfundoi me shpalljen kampion të Trepçës.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dëshiron të falënderojë nga zemra të gjitha Grupet e Interesit për një super edicion të elitës.
Falënderim i madh për të gjithë sponsorët dhe përkrahësit e FBK-së, duke kontribuar në një super edicion.
Falënderojmë të gjitha klubet e elitës për kontributin e tyre që të kemi lojë sa më të korrekte dhe mundin e tyre për të pasur garë të fortë nga fillimi deri në fund.
Falënderim i madh për tifozët, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë punëtorët sportivë që kontribuuan në këtë edicion.
Falënderim i veçantë shkon për Policinë e Kosovës, mediat, dhe të gjithë që ishin të pranishëm dhe kontribuues në edicionin 202-25 të ProCredit Superligës.